Vrasja në Podujevë, mbahet shqyrtim gjyqësor ndaj dy të miturve

Në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.

Pas seancës që u zhvillua e mbyllur për media, avokati i palës së dëmtuar, Tomë Gashi, ka thënë se një dëshmitar është dëgjuar ndërsa tjetri ka mbetur për në seancën e radhës.

Ai ka bërë të ditur se seancat e radhës pritet të mbahen më 15 dhe 16 prill. /Kosova.info/

Go to TOP