Në 75-vjetorin e NATO-s ministri Maqedonci shpreh përkushtimin e Kosovës për bashkim me aleancën
Aleanca më e madhe ushtarake në botë, NATO, këtë të mërkurë shënon përvjetorin e themelimit.
Është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci që ka shprehur përkushtimin që shteti të bashkohet me këtë aleancë.
“Sot NATO shënon 75-vjetorin – 75 vjet të ruajtjes së paqes dhe sigurisë për 32 shtete, me më shumë se 1 miliard njerëz. Qëndrimi bashkë e ka bërë NATO-n aleancën më të suksesshme në histori”.
“Kosova është e përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin dhe angazhimin tonë për t’u bashkuar me këtë organizatë të nderuar”.
