Peci nënshkruan udhëzimin për identifikimin e regjistrimin e kafshëve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e rregullave të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve.

Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se përmes këtij udhëzimi mundësohet gjurmueshmëria dhe riregjistrimi i tërësishëm i fondit blegtoral.

“Përmes Udhëzimit Administrativ MBPZHR NR.01/2024 për përcaktimin e rregullave të Identifikimit, Regjistrimit të Kafshëve mundësohet gjurmueshmëria, ri-regjistrimi i tërësishëm i fondit blegtoral, si dhe menaxhohet në mënyrë transparente çështja e matrikulave e nga ana tjetër eliminohen abuzimet me numrat e matrikulave tek kafshët”, ka shkruar Peci në Facebook

Ai ka njoftuar se udhëzimi i nënshkruar sot hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në gazetën zyrtare.

“Andaj fermerë e blegtorë, nuk do të keni asnjë pengesë rreth matrikulimit për të aplikuar në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024!”, ka shkruar Peci. /.Kosova.info/

Go to TOP