Besimtarët bëjnë gjimnastikë në xhamitë e Stambollit

Namazi është falur dhe burrat flokëthinjur zhvendosin shikimin e tyre nga imami tek instruktori i gjimnastikës në një xhami të Stambollit.

Dhjetëra besimtarë myslimanë, përfshirë imamin, nisin ushtrimet.

Një projekt gjimnastikor, i cili ka nisur gjatë janarit në 11 xhami të qarkut të varfër të Baxhëllarit, po u mundëson burrave të bëjnë më shumë stërvitje sesa që kanë bërë për vite të tëra.

Por, gratë e Turqisë, të cilat kryesisht falen në shtëpi, nuk janë përfshirë në projekt.

Go to TOP