UP funksionalizon faqen elektronike të Bibliotekës Qendrore Universitare

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka funksionalizuar një faqe të veçantë elektronike të Bibliotekës Qendrore Universitare.

“Derisa platforma do të plotësohet dhe zhvillohet në vazhdimësi, qëllimi është ndërtimi i mekanizmave efikas dhe lehtësisht të qasshëm e të përdorshëm të informacionit, studimit e kërkimit”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Faqja online ofron qasje në publikimet dhe arkivin e BQU-së, libra si në formë digjitale ashtu edhe audio, mundësinë e huazimit të tyre dhe shfrytëzimit të hapësirave të studimit. /Kosova.info/

Go to TOP