Pamje të gropave në magjistrale, Azemi flet me pronarë biznesesh dhe banorë: Ferizaj nuk e meriton këtë gjendje

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka kritikuar gjendjen aktuale të magjistrales Prishtinë-Ferizaj.

Sipas tij, shumë biznese të Ferizajt që operojnë përreth kësaj rruge po përballen me vështirësi.
Tutje Azemi, tha se për gjendjen e magjistrales ka diskutuar edhe me pronarë të bizneseve.

“Gjendja aktuale në magjistralen Prishtinë- Ferizaj është skandaloze. Shumë biznese të Ferizajt që operojnë përreth, po ballafaqohen me vështirësi të përditshme nga gropat e shumta dhe gjendja e tmerrshme e kësaj rruge nacionale. Por edhe më të tmerrshme gjendjen e bëjnë të reshurat e shiut, që depërtojnë në objektet e tyre dhe njëkohësisht ua pamundësojnë qasjen e klientëve në biznese. Dëgjova për së afërmi hallet e bizneseve, që mbushin buxhetin e shtetit dhe ankesat e tyre që nuk po iu zgjidhet ky problem. Duhet ndërhyrje urgjente për këtë, sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet”, thuhet në njoftim.

Go to TOP