Japonia kalon në çerekfinale të Kupës së Azisë

Japonia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Azisë. Ekipi i drejtuar nga Hajime Moriyasu në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në “Al Thumama Stadium” ka fituar nga Bahreini me rezultat 3-1. 

Doan (31′), Kubo (49′) dhe Ueda (72′) kanë realizuar për skuadrën japoneze. Golin e vetëm për Bahreinin e ka realizuar gjithashtu një japonez, i cili ka qenë autogol i Suzuki (64′). 

Ndeshja tjetër e 1/16 të finales e cila zhvillohet sonte është mes Iranit dhe Sirisë. 

Go to TOP