12 kompani të drurit përfaqësojnë Kosovën në Zvicër
Dymbëdhjetë kompani të përpunimit të drurit do të përfaqësojnë një linjë të gjerë të produkteve dhe dizajnëve të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar të ndërtimit “Swiss Bau 2024”.
“Anëtarët tanë e shohin Zvicrën si një treg shumë tërheqës dhe fitimprurës për produktet e tyre. Pjesëmarrja jonë në këtë panair është një mundësi shumë e madhe për kompanitë individuale dhe për të gjithë industrinë e drurit të Kosovës që të zgjerojnë tregun e tyre në Zvicër dhe shtetet tjera dhe të rrisin shitjet”, ka deklaruar Arieta Vula-Pozhegu, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
Produktet që përfshijnë nga dyert e dritaret, te kuzhinat e mobiliet do të ekspozohen në pavijonin e Kosovës për bizneset dhe klientët në Zvicër dhe më gjerë. /Kosova.info/
