Sulmi i armatosur në Pragë, Ambasada e Kosovës: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale
Një sulm i armatosur ka ndodhur sot në Pragë, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë atje.
Raportohet se si pasojë e këtij sulmi, ka të vdekur dhe të plagosur.
Me këtë rast, Ambasada e Kosovës në Çeki, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
“Njoftim
Pas raportimeve për një sulm të armatosur në qendër të Pragës, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ju lutemi kontaktoni Ambasadën në +420 257 217 775 për çdo kërkesë për ndihmë konsullore”, thuhet në njoftim.
Prev Post
U mbajt Shkolla e Etikës së Gazetarisë
