Admirali belg nuk e përjashton një luftë me Rusinë
Shefi i Shtabit të Ushtrisë belge, Mochel Hofman, ka paralajmëruar se një luftë mes vendit të tij dhe Rusisë nuk është e pamundshme.
Në një intervistë për “VRT News”, ai përmend faktin se Rusia ka kaluar në një ekonomi lufte dhe se toni i presidentit rus, Vladimir Putin vazhdon të jetë kërcënues.
Admirali Hofman tha se “Evropa duhet urgjentisht të përgatitet dhe ta bëjë të qartë se mund të mbrohet”.
“Është një skenar i frikshëm. Një luftë e gjithanshme me Rusinë, duke përfshirë hapur Belgjikën, është diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin. Sot, ne kemi arsye për t’u shqetësuar. Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për të sulmuar një fqinj”, tha ai për VRT.
Ai thotë se për momentin, ushtarët e Vladimir Putinit janë të angazhuar vetëm në një front, në Ukrainë.
Por thotë se frika e luftimeve më të ngushta nga vendet perëndimore po rritet.
“Kjo për shkak të tensioneve mes vendeve ballkanike, të cilat mund të bëjnë të mundur hapjen e një fronti të dytë në këtë zonë. Një luftë në këtë pjesë të botës mund të lejojë Moskën të zgjerojë ndikimin e saj”.
Mediumi belg “Midilibre” tha se është e rëndësishme të kujtojmë se drejtuesi i Kremlinit mban marrëdhënie shumë të mira me disa vende të ish-Jugosllavisë, si Serbia. Më tej thuhet se vendi, kryeqyteti i të cilit është Beogradi, shpreh hapur dëshirën e tij për kontroll dhe zgjerim në disa rajone me shumicë serbe si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.
Prandaj, ideja e një fushëbeteje të re nuk duhet të merret lehtë nga shefi belg i mbrojtjes. “Evropa duhet të përgatitet urgjentisht. Ata që dëshirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë, në mënyrë që të pengonin Rusinë nga hapja e një konflikti paralelisht me konfliktin në Ukrainë”, tha Admirali belg, Michel Hofman.
