Shefi i shtabit të IDF-së merr përgjegjësinë për vrasjen e tre pengjeve izraelitë

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, ka marrë përgjegjësinë për vrasjen pa qëllim e tre pengjeve izraelitë nga ushtarët e IDF-së të premten.

Ai tha se IDF-ja ka përfunduar një hetim paraprak të incidentit.

“IDF-ja, dhe unë si komandant i saj, jemi përgjegjës për atë që ndodhi dhe ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar që incidente të tilla të përsëriten në luftimet e ardhshme”, tha Halevi në një video-deklaratë, duke iu referuar asaj si “një ngjarje e vështirë dhe e dhimbshme”.

“Nuk ka asgjë që ushtarët e IDF-së dhe komandantët e tyre në Rripin e Gazës duan më shumë sesa të shpëtojnë pengjet të gjallë. Në këtë rast, ne nuk patëm sukses. Ne ndjejmë dhimbjen e thellë të familjeve për vdekjen e pengjeve”, tha shefi.

“Një vendim në disa sekonda mund të jetë një vendim për jetë a vdekje. Mendoj se tre pengjet bënë gjithçka që ne të kuptonim – ata lëvizën pa këmishë që të mos dyshonim se mbanin eksploziv dhe mbanin një leckë të bardhë – por tensioni i kapërceu të gjitha”, tha Halevi.

Go to TOP