Çmimi për Guxim Qytetar u ndahet sivjet gazetarëve
Lëvizja FOL ka ndarë Çmimin për Guxim Qytetar për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që kanë raportuar nga veriu i Kosovës.
“Duke marrë parasysh sfidat, pengesat dhe sulmet me të cilat u përballën gazetarët, kameramanë dhe fotoreporterët, Çmimi për Guxim Qytetar për vitin 2023 shkon për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportuan nga veriu i vendit dhe ky çmim le të shërbejë si një njohje për guximin dhe përkushtimin e tyre në raportimin e lajmeve nën kushte të rrezikshme dhe pa mbrojtje adekuate”, thuhet në motivacionin për dhënien e këtij çmimi.
Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, diku 30 sulme ishin raportuar ndaj gazetarëve në veri.
