Dordmund ndalë Leverkusenin
Borussia Dortmund ka ndalur ecurinë e fitoreve të Bayer Leverkusen.
Ndeshja e zhvilluar të dielën në “BayArena” është mbyllur baras 1-1.
Të parët në epërsi kanë kaluar “milionerët” me golin e shënuar nga Ryerson qysh në minutën e pestë.
Në minutat shtesë të pjesës së parë Wirtz ka dyfishuar avantazhin, por VAR ka ndërhyrë duke e anuluar golin.
Me rezultatin 1-0 është mbyllur pjesa e parë.
Pjesa e dytë, përkatësisht minuta e shtatëdhjetë e nëntë, ka sjellë edhe barazimin e Leverkusen, kur Boniface ka gjetur rrjetën pas pranimit të një asisti nga Schick.
Edhe pas kësaj ndeshje, Leverkusen vazhdon kryesimin e tabelës me tridhjetë e pesë pikë, tri më shumë se sa Bayern Munich.
Prev Post
City barazon me Tottenham
