City barazon me Tottenham
Nuk ka fitues në “Etihad Stadium”. Manchester City dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras. Ndeshja e të dielës është mbyllur me rezultat 3-3.
Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët kur Heung-Min ka shënuar në minutën e gjashtë.
I njëjti futbollist nuk ka mundur të gëzohet shumë për golin, pasi ka shënuar autogol vetëm tre minuta më vonë.
Vendasit e kanë gjetur epërsinë në minutën e tridhjetë e dy kur ka shënuar Foden.
Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë ka dhuruar edhe tre gola të tjerë.
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e nëntë kur ka barazuar Lo Celso.
Nëntë minuta para përfundimit Grealish ka shënuar, duke krijuar përshtypjen se City do të triumfojë, por njëjtë nuk ka menduar Kulusevski i cili e ka barazuar rezultatin në momentet e fundit.
Aktualisht tabela kryesohet nga Arsenal me tridhjetë e tri pikë e pasuar me Liverpool me tridhjetë e një pikë dhe pastaj është City me tridhjetë pikë.
