Shqipëri, ambasada e SHBA “e shqetësuar” për tensionet në parlament

Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh sot “e shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë”.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës  nga kjo ambasadë thanë se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”.

Ambasada shton më tej se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Go to TOP