Aksioni i policisë në Prishtinë: Mbyllet një Mobishop, konfiskohen 118 telefona të mençur

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar një aksion në Prishtinë.

Si rezultat, janë kontrolluar 31 Mobishop, ku njëri prej tyre është mbyllur dhe tjetri është bllombuar, pasi që ka qenë i mbyllur derisa ishte duke ndodhur aksioni, njofton policia përcjell Klankosova.tv

Organet e rendit, kanë konfiskuar 118 telefona të mençur, tre IPOD dhe 11 Airpods.

“Në këtë plan operativ kanë qenë të angazhuar dhjetëra hetues policor nga krimet ekonomike të PK-së dhe Inspektorë nga MINT”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar edhe më herët.

Go to TOP