Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Nuk raportohet për vdekje të britanikëve në Gaza

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, ende nuk është informuar për ndonjë shtetas britanik të vrarë në Gaza.

Por James Cleverly, Sekretari i Jashtëm, paralajmëroi se fluksi i informacionit ndërpritet shpesh dhe nganjëherë marrin informacione kontradiktore.

Në një konferencë për media, ai tha se një numër i shtetasve britanikë kanë kaluar nëpër vendkalimin Rafah dhe në Egjipt – por nuk tha se sa.

Rreth 200 shtetas britanikë besohet të jenë në Gaza. Qindra njerëz me shtetësi të dyfishtë janë lejuar të largohen nga zona e luftës ditët e fundit, për herë të parë që nga fillimi i konfliktit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët e përfshira për të maksimizuar numrin e shtetasve britanikë që largohen në çdo moment dhe për ta mbajtur atë vendkalim të hapur për aq kohë sa të jetë e mundur”, tha Cleverly

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët e përfshira për të maksimizuar numrin e shtetasve britanikë që largohen në çdo kohë dhe për ta mbajtur atë vendkalim të hapur për aq kohë sa të jetë e mundur”, shtoi ai.

Go to TOP