Fotot e ushtrisë izraelite tregojnë rrënojat e ndërtesat e zbrazura në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë publikuar fotot më të fundit të operacionit të tyre ushtarak në veri të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite ka publikuar disa fotografi nga operacioni i tyre ushtarak në veri të Rripit të Gazës.

Imazhet tregojnë ndërtesa të zbrazura dhe rrënoja, duke treguar kështu shkallën e pasojave të sulmeve ajrore dhe sulmeve tokësore të Izraelit në Gaza.

Ndërsa, BBC ka konfirmuar se komunikimet në Gaza janë ndërprerë, përfshirë shërbimet telefonike dhe të internetit.

Ofruesi më i madh i telekomunikacionit në Gaza, Paltel, ka njoftuar fillimisht “ndërprerjen e plotë” disa orë më parë.

Go to TOP