300 trupa të tjera amerikane drejt Lindjes së Mesme

Rreth 300 trupa shtesë amerikane po dërgohen në Lindjen e Mesme, kanë thënë nga Pentagoni.

Bëhet e ditur se ushtarët nuk do të shkojnë në Izrael.

ShBA kanë parë një rritje të sulmeve ndaj trupave të saj në Lindjen e Mesme që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas.

Javën e kaluar, ShBA paralajmëroi se ekzistonte rreziku i një “përshkallëzimi të rëndësishëm” të sulmeve pasi lufta kërcënon të zgjerohet në një konflikt rajonal.

Amerika ka rreth 2500 trupa në Irak dhe 900 në Siri.

Go to TOP