Policia franceze qëllon gruan që bërtiste ‘Allahu Akbar’ në trenin e Parisit

Policia e Parisit ka qëlluar me armë duke e plagosur rëndë një grua e cila bëri komente kërcënuese dhe bërtiti “Allah Akbar” në një tren të martën.

Policia u thirr pasi dy pasagjerë raportuan rreth orës 07:30 se një grua e veshur me “mbulesë të plotë” po kërcënonte në një tren në Val-de-Marne, tha në një konferencë shtypi prefekti i policisë së Parisit, Laurent Nuñez.

Incidenti vjen ndërsa Franca po përballet me tensionet në rritje për luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Nuñez shtoi se sipas dëshmitarëve, gruaja gjithashtu bërtiti: “Të gjithë do të vdisni”.

Go to TOP