Njësia Speciale Operative të enjten proteston para qeverisë për pagën dhe shtesën e rrezikshmërisë
Të enjten, më 2 nëntor, duke nisur nga ora 11:00, Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës, si njëra nga njësitë më elitare, do të protestojë para Qeverisë së Kosovës.
Klan Kosova ka arritur që ta sigurojë një njoftim që po u shkon pjesëtarëve të kësaj njësie për t’u grumbulluar dhe shprehur pakënaqësinë e tyre me pagën dhe shtesat e rrezikshmërisë.
Aty ndër të tjera theksohet se kjo protestë do të jetë vetëm hapi i parë sindikal i tyre.
