Vazhdon greva, dy minatorë dërgohen në Emergjencë

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e katër të grevës së tyre, duke e vazhduar atë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Dy minatorë janë dërguar në Emergjencën e qytetit të Mitrovicës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Por, prapë minatorët e Trepçës do të vazhdojnë grevën, kështu bëri të ditur kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Jonuzi përsëriti kërkesat e minatorëve që janë: realizimi i pagave me kohë, shkarkimi i menaxhmentit, si dhe sigurimi shëndetësor.

Go to TOP