Osmani nderohet me çmimin për Qytetari Globale në ShBA

Presidentes së Kosovës, Vjosa Omani, i është ndarë çmimi për Qytetari Globale nga Drake University në Iowa të ShBA-së.

Me anë të një postimi në Facebook, e para e shtetit të Kosovës tregon se aty kishte një bashkëbisedim përmbajtësor me profesorë e studentë, për rrugën e Kosovës deri të pavarësia, si dhe për sfidat me të cilat përballemi sot.

“Falënderoj Universitetin që më nderuan me ndarjen e Çmimit për Qytetari Globale. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas”, shkroi Osmani në postimin e saj.

Go to TOP