Bursa qendër e bizneseve shqiptare-turke

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, po qëndron në vizitë me ftesë zyrtare nga Oda Ekonomike e Bursës, ku po zhvillohen takime bilaterale në mes bizneseve dhe institucioneve të ndryshme, me këtë rast po e vlerësojmë takimin me z. Gökhan Biçen, kryetar i bizneseve shqiptare në Turqi, ku si simbol kanë shqiponjën kombëtare.

Gökhan Biçen, kryetar i bizneseve shqiptare në Turqi tha se, ne jeni themeluar me qëllim të organizimit të bizneseve dhe bashkimit të kapitalit të bizneseve shqiptare në Turqi për të bashkinvestuar në trojet shqiptare në Ballkan.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se ky simbol i juaj dhe kjo dhuratë “Shqiponja” ka vlerë të madhe pasi që ju po e ruani traditën shqiptare dhe kjo nuk është e lehtë për mbi 5 milionë shqiptarë që jetojnë në Turqi të shpërndarë nëpër vendet e ndryshme dhe shumica prej tyre të asimiluar.

“Tani ju jeni të organizuar si më mirë se asnjëherë më parë, pasi që Kosova është bërë shteti i dytë i shqiptarëve në Ballkan ku juve ju ka bërë krenarë edhe më shumë që jeni shqiptarë. Ju ftoj që të vini në Kosovë për të vizituar trojet shqiptare, por edhe për të investuar në vendlindjen e gjyshërve dhe stërgjyshërve të juaj”, tha Shahini. /Kosova.info/

Go to TOP