Abdixhiku i kërkon Sllovakisë të nisë hapin formal drejt njohjes së Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje Sllovakisë që ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës, si dhe shprehu bindjen se një njohje nga shteti sllovak do të mirëpritej nga qytetarët e Kosovës, do t’i ndihmonte forcimit të marrëdhënieve bilaterale si dhe stabilitetit të rajonit.

Këtë Abdixhiku e tha në një takim që sot e pati me shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilnik.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në Kosovë, zhvillimet e fundit si dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre proceseve.

Go to TOP