Kurti pret deputeten Kearns: Ndëshkimi është vendimtar për terroristët

“Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi që ka zhvilluar me deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Në këtë takim Kurti së bashku me ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti priten deputeten Kearns, tç cilën e falënderuan për vizitën në Kosovë, duke i shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe të saj për Republikën e Kosovës. Në takim u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve.

U bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars), njofton kryeministria. /Kosova.info/

Go to TOP