Dëmtoi dy vetura zyrtare, arrestohet një person në Rahovec

Është arrestuar një person në Rahovec nën dyshimin se ka dëmtuar gomat e dy veturave zyrtare me një mjet të mprehtë.

Sipas policisë, i dyshuari, pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë

Go to TOP