Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për mbështetjen financiare të Policisë
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër me fillim nga ora 10.
Kështu ka njoftuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”.
Rezoluta e propozuar nga PDK-ja obligon ekzekutivin të bëjë ndarjen e mjeteve për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë, pagesën e sigurimit shëndetësor nga fillimi i vitit të ardhshëm e të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë.
