Rama: Tirana po bëhet dita-ditës kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përcolli videomesazhin e transmetuar një ditë më parë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësve të BE mbajtur në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Videokartolinë dashurie për mysafirët e djeshëm të Tiranës, e cila po bëhet dita-ditës kryeqyteti i Europës së Ballkanit”, u shpreh Rama.
Në videomesazh tregohen disa nga etapat më kryesore që ka kaluar vendi, ndërsa theksohet se Shqipëria është vendi më optimist në lidhje me Evropën.
