Kurti: I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me rastin e vrasjes së dy shtetasve suedezë në Bruksel. Ai ka thënë se duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit.

Përmes një postimi në “X”, kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime kryeministrit suedez, Ulf Kristersson, si dhe atij belg, Aleksandër De Croo, për këtë ngjarje tragjike.

“Të tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet që humbën të dashurit e tyre, për kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, si dhe kryeministrin belg, Aleksandër De Croo. Ne duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP