Arben Beselica gjendet shëndosh e mirë
Arben Beselica nga Prishtina është gjetur dhe është shëndosh e mirë.
Kështu tha për Klankosova.tv vëllai i tij Iliri.
“Policia e ka sjell, s’kemi më shumë informacione se ku është gjetur. Besoj që na tregon më vonë policia, sepse ende as ne nuk po e dimë”, tha ai.
Ai shprehu falënderim për të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e të riut.
30-vjeçari ishte shpallur i zhdukur dy ditë më parë.
