Rreth 305 mijë pasagjerë udhëtuan për dhe nga ANP ‘Adem Jashari’
Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, njofton se gjatë muajit shtator ka vazhduar rritja dyshifrore prej 20% e trafikut ajror, 304,829 udhëtarë kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”.
“Gjithashtu, që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator mbi 2.63 milion udhëtarë apo 14% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari””, njofton AACK. /Kosova.info/

