Borell për takimin me Kurtin dhe Vuçiq: Do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin ka thënë se ka pritur në takim kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.
Borell tha se është koha për të filluar zbatimin seriozisht të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit dhe sipas tij, sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi.
“Unë jam duke pritur Presidentin@predsednikrs Vuçiq dhe kryeministri@albinkurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, ka shkruar ai në Twitter.
