Haki Abazi me kritika të ashpra ndaj qeverisë, ‘proteston’ me postera ‘zdravo’
Haki Abazi, deputet i pavarur, ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës. Në fjalimin e tij, Abazi ka pasur shumë kritika në drejtim të pushtetit.
Në fjalën e tij, Abazi akuzoi se pushteti po dëshiron të humbë vëmendjen nga Milan Radojiçiqi.
“Shumë kisha dashtë me thanë punë të mbarë, por kur del partia në pozitë flet për lojërat mesdhetare që kanë me u majtë më 2030, tregon që krejt çfarë është ka dëshiron me bo është me humbë vëmendjen prej Radojiçiqit.” – deklaroi Abazi, teksa shpalosi dy fotografi të montuara ku shihej Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiqin e Milan Radojiçiqin dhe termi “Zdravo” mbi fotografinë e kryeministrit Albin Kurti.
“Ka edhe koordinim me ata shokët e tu erdhën këtu dhe nuk guxoni me bë zë asnjë” – tha ai.
“Është një listë e gjatë që jo mesdheu, por as oqeani nuk i mbulon” – shtoi tutje Abazi.
