E dhimbshme, kjo është kroatja 84 vjeçare e cila jeton e vetme në Letnicë të Vitisë, pamje të rënda!
Humanisti nga Vitia Agon Zhinipotoku ka publikuar disa fotografi të Petra Jakoviqit, kroates 84 vjeçare e cila jeton në kushte të rënda.
Jakoviqi jeton e vetme në Letnicë të Vitisë, me kushte shumë të rënda, pa ujë brenda dhe as vend ku të pastrohet.
Kështu shkruan, humanisti Zhinipotoku, i cili tregon se do të ia rregullojnë dhomën ku flenë, banjon, dritaret dhe dyertë.
Atë që amabsada apo shteti kroat nuk po arrin të bën bën për shtetasit e paktë të saj që jetojnë në Kosovë, po e bën humanisti nga Vitia.
Postimi i plotë:
Në Letnicë të Vitisë jeton e vetme kroatja Petra Jakoviq 84 vjeçare, ajo jeton në kushte tepër të rënda, sot e vizitova për ta parë nga afër. U preka shumë ngaqë qa nuk kish ku të pastrohet, as ujë brenda e lë më gjërat tjera.
Bashkë me njerëz vullnetmirë do të marrim obligim dhomën ku flenë dhe banjon, dritaret dhe dyertë t’ia vendosim të reja që dimrin ta pret më mirë.
Bamirësit nuk i dallojnë në kombësi, fe e as racë, tek e fundit Zoti na dallon vetëm në devotshmëri.
Zoti na dashtë🤲
