Shqipëri: I vuri zjarrin tokës së tij dhe dogji tri banesa, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim në Finiq të Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se i ka vënë zjarrin tokës së tij, duke djegur kështu pjesërisht tri banesa.

Sipas policisë, pos këtyre djegieve, janë rrezikuar edhe disa banesa të tjera, shkruan Abcneës.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 36-vjeçarin në Finiq që i vuri zjarrin tokës së tij.

“Zjarri u përhap duke përfshirë një sipërfaqe shumë të madhe dhe si pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa, dhe u rrezikuan disa të tjera, falë inteligjencës policore dhe veprimeve të shpejta në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 36-vjeçarin. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP