Vrasja në Podujevë, largohet trupi i viktimës

Personi që ka mbetur i vrarë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, në këtë rast e plagosur ka mbetur edhe një grua.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, u shpreh Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.

“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”.

Go to TOP