Ka filluar sezoni vjeshtor i garave ekipore në ligat e juniorëve (U15 dhe U19) për meshkuj dhe femra

Në hapësirën e shkollës fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj kanë filluar garat në ligat e juniorëve me ndeshjet e xhirove 6 dhe 7 në ligën U15 A dhe B për meshkuj, U15 për femra dhe U19 për meshkuj dhe femra.

Me fillim nga ora 10:00 janë luajtur ndeshjet e ligës U15 (A&B) ndërsa nga ora 13:00 kanë filluar ndeshjet e ligave tjera të cilat u zhvilluan në kushte të mira organizative dhe në një atmosferë sportive. Në të dy kategoritë u zhvilluan mjaftë ndeshje interesante dhe me plotë entuziazëm. /Kosova.info/

Go to TOP