“Kolegët e tu thonin se edhe Adem Jashari me u çu s’mund t’i marrë 50%”, përplasje vikendi Rrustemi-Tahiri
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i ka reaguar shefit të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pasi ky i fundit u shpreh i bindur se kurdo që mbahen zgjedhjet, partia në pushtet s’do t’i merr më kurrë 50 për qind të votave.
Në reagimin e tij, Rrustemi duke iu drejtuar Tahirit i ka thënë “mos u rrëmbe dhe ec përtokë”.
“Se qeshtu do kolegë t’u në 2021 thonin edhe Adem Jashari m’u qu s’ka mundësi 50%. E nëse ke mendu veç më shumë, kjo është tjetër”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook.
