Nano në spital, Rama i akordon Medaljen e Mirënjohjes Publike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka akorduar liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano medaljen e mirënjohjes publike për kontributin e shquar në ndërtimin e shtetit kushtetues dhe demokratik në Shqipëri.

Në urdhrin e firmosur nga Rama ndër të tjera thuhet se kjo medalje i jepet edhe për frymën liberale në udhëheqje dhe tolerancën tejet shembullore në momente tejet të vështira të politikës kombëtare dhe personale, si edhe për rolin vendimtar në përpjekjen shoqërore për të ardhmen e vendit.

Urdhri i Ramës vjen disa ditë pasi ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar në spital për shkak të problemeve me mushkëritë.

Krahas urdhrit kreu i qeverisë shqiptare lutet për shërimin e tij dhe shpreh mirënjohjen për gjithçka të mirë që ai i dha vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme.

Go to TOP