Universiteti i Gjakovës zgjedh rektorin e ri, mediat nuk lejohen gjatë intervistimit të kandidatëve
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” sot pritet të bëhet me rektor të ri.
Këshilli Drejtues i këtij universiteti tashmë është mbledhur për të intervistuar kandidatët për këtë pozitë.
Ky këshill ka marrë vendim që monitorimi I këtij procesi nga mediat të behet vetëm ne fjalimin hyrës dhe gjatë votimit. Kandidatët janë lejuar që të filmohen vetëm në fillim, para fillimit të paraqitjes së gjithë programit.
Kandidati i parë ka nisur që intervistohet mbi 40 minuta me vonesë nga koha e përcaktuar për fillimin e intervistimeve që ishte 11.
Kandidatët që janë në garë për ta marrë drejtimin e Universitetit të Gjakovës janë: Drilon Bunjaku, Haxhi Kamberi, Kimete Canaj dhe Rifat Morina.
