Megaoperacion ndërkombëtar antidroge/ Guardia di Finanza, DEA dhe policia zbarkojnë në Kurbin, zbardhen detajet e bujshme
Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.
Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.
Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.
Mësohet se kontrollet janë kryer në det në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë 6 persona, shqiptarë dhe të huaj.
Operacioni ndërkombëtar antidrogë/ Policia zhardh detajet e reja: Trafikantët u kapën duke këmbyer mallin, gomonia e pajisur me…
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë i policisë shqiptare, DEA-s amerikane dhe Guardia di Finanza, që u zhvillua sot në uëjrat shqiptare.
Mësohet se një prej gomoneve të përdorura nga trafikantët ka qenë e pajisur me 3 motorë të rrallë me nga 350 kuaj fuqi, me qëllim për të transportuar drogën në ujërat e detit Adriatik.
Ndërkohë, ata u kapën duke këmbyer kanabis me heroinë dhe kokainë dhe kur policia është afruar i kanë vënë flakën një veliere.
Në kuadër të operacionit që ka nisur prej ditësh ng apala italiane, janë shoqëruar deri tani 10 persona, teksa priten edhe arrestime të tjera.
