Drogë “Luis Vuitton”, “të fortët” e shisnin 20 m larg godinës së Policisë, mes të arrestuarve dhe një vajzë

Rreth 10 mijë doza ekstazë të stampuara me logon e Luis Vuitton janë sekuestruar mbrëmjen e të hënës nga policia. Sipas informacioneve arrestimi i disa prej personave ka ndodhur vetëm 20 metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Të arrestuar janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. 3 nga të arrestuarit janë Shqipëria ndërsa 2 prej tyre janë shqiptarë nga Kosova. Mësohet se droga sigurohej nga Kosova nga dy të arrestuarit dhe më pas shitej në lokalet në zonën ish-bllokut nga 3 të arrestuarit e tjerë.

Go to TOP