Kaçanik, arrestohet nje person i kërkuar për dhunë në familje


Sot, në orën 12:50 në fshatin Gërlic e Epërme të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, A.P.  i moshës 30 vjeçare.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale “Kanosje dhe Dhunë në familje” me dënim burgimi tetë muaj e gjysmë.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Go to TOP