Pas LDK-së, edhe PDK thërret konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme pritet të mbajnë konferencë për media.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyrat e këtyre dy partive.
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë konferencën duke filluar nga ora 10:30 ndërsa PDK-ja duke filluar nga ora 11:00.
Konferencat do të mbahen në selitë e tyre ndërsa arsyet nuk janë bërë të ditura.
