Rohde falënderon Mehajn: Do më mungojnë hikingu dhe futbolli

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka falënderuar tashmë ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn për të gjithë shërbimin.

Rohde, përmendi në veçanti gjërat që ka bërë me Mehajnë gjatë kohës kur nuk ishin në punë.

“Faleminderit Armend Mehaj për shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj Kosovës dhe mbi 2 vite punë të shkëlqyera të përbashkëta gjatë të cilave u intensifikua bashkëpunimi kosovar-gjerman për sigurinë dhe mbrojtjen. Më pëlqyen gjithashtu aktivitetet tona jashtëpunës: hiking dhe futboll! Me siguri do të na mungojë kjo. Gjithë të mirat për përpjekjet tuaja në të ardhmen”, ka shkruar Rohde.

Go to TOP