300 euro gjobë dhe ndalim vozitje për tre muaj ndaj një shoferi në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Një shofer është gjobitur me 300 euro dhe për tre muaj i është ndaluar vozitja pasi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 120 km/h ai ka vozitur me shpejtësi 251 km/h.

“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë! Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 251 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Go to TOP