Bislimi kërkon nga Serbia zbatim të udhërrëfyesit për Marrëveshjen për faturim të energjisë në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka kërkuar nga Serbia që të respektojë dhe të fillojë me zbatimin e udhërrëfyesit për Marrëveshjen për energjinë.

Bislimi ka thënë se kjo është një çështje urgjente dhe se mospagesa nxit veprimtaritë kriminale në kosto të taksapaguesve dhe mjedisit.

Bislimi ka thënë se Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv andaj pret të njëjtën gjë edhe nga pala e Serbisë.

“Implementimi i udhërrëfyesit për Marrëveshjen për energjinë është një çështje urgjente. Mospagesa nxit veprimtaritë kriminale në kosto të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër”, shkroi ai në Twitter.

Go to TOP