Komuna e Prishtinës do ta zhvendosë përkohësisht tregun e gjelbër
Tregu i gjelbër pritet të zhvendoset përkohësisht në hapësirë që deri para pak kohe e ka shfrytëzuar Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Tregtarët presin kushte më të mira, ndërsa komunarët thonë se po punojnë në projektin për ndërtimin e tregut të ri.
Nga Komuna e Prishtinës premtojnë se projekti për tregun e përkohshëm do të bëhet gati së shpejti.
“Drejtoria e investimeve kapitale, bashkë me NPB-në do ta rregullon këtë hapësirë dhe pas përfundimit këta do të zhvendosen, besoj dhe shpresoj në këtë vit por përkohësisht sepse e kemi angazhuar një kompani e cila është duke e bërë fizibilitetin e kësaj hapësirës ku është tregu përkohësisht deri sa ta projektojmë dhe të ndërtohet një treg siç i ka hije kryeqytetit”, tha Mimoza Sylejmani, drejtoreshë e planifikimit strategjik në komunën e Prishtinës
Në këtë hapësirë do të zhvendosen afërsisht 90 tregtarë.
