Kurti e imzot Vincenzo Paglia flasin për harmoninë ndërfetare në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim, për të dytën herë brenda këtij viti, presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Vincenzo Paglia.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për rëndësinë e lirive fetare, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në shtetin e Kosovës.

“Imzot Paglia e falënderoi kryeministrin për këtë pritje miqësore dhe e përgëzoi për punën e tij veçanërisht në mbrojtjen e lirive dhe harmonisë fetare”, thuhet në njoftim.

Kurse në takim të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Go to TOP